Ja çfarë mashtrimi profesional po bënë ETC-ja për klientet e vetë! (FOTO)

etcQendra tregtare ETC është duke  bërë mashtrime me ‘mjeshtri’ për konsumatorët e saj. E këtë po e bënë me “uljë” të çmimeve, raporton gazetablic.com

Një lexues i Gazetës Blic, i cili kërkojë të mbetët anonim, i ka dërguar disa foto në redaksi ku edhe shihet mashtrimi që e bën kjo qendër tregtare ku lokacioni i saj është në komunën e Lipjanit.

Bëhet fjalë për “zbritje”, e cila e mbanë çmimin e njëjtë.

Foto e parë është realizuar një javë me parë ashtu siç edhe tregon lexuesi për Gazeta Blic, ndërsa foto e dytë është bërë tash.

 

11911786_10207338613922941_1501796819_n
FOTO e parë – Gazeta BLIC

Ashtu siç shihet në artikull, çmimi figuron 1.79 euro, në foton e realizuar para vendosjes së çmimit të ri, në “zbritje”.

11880293_10207338614162947_200462844_n
FOTO e dytë – Gazeta BLIC

Ndërsa në foton e realizuar tash, çmimi figuron kinse me zbritje, nga 1.89, në 1.79 por që mbetët ai i njëjti që ishte edhe me herët. 

Ndërkaq forma të cilën ETC, e ka zgjedhur për ti nxitur në blejrën e produkteve konsumtatorët, nuk është gjë tjetër pos mashtrim dhe atë profesional. (GAZETA BLIC)