Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Ja çfarë do të ndodhë në seancën e sotme konstituive – Malisheva Press

Ja çfarë do të ndodhë në seancën e sotme konstituive

Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila pritet të fillojë në ora 10:00.

Seanca do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër, Adem Mikullovci, ndërsa përkrah tij do të jetë deputetja më e re, Teuta Rugova.

Fillimisht do të bëhet formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve.

Më pas bëhet betimi i 120 deputetëve të Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

Pas betimit në rend të ditës është zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të parlamentit.