Izet Morina distancohet publikisht në TV KLAN nga postimet bëra në FB por’’çuditërisht’’ vazhdon ende ti mbaj ato (Video)

Izet_morinaAsamblisti i PDK-së nga Drenovci i Malishevës ditë më parë ishte bërë personazh i shumë portaleve dhe medieve pasi që kishte postuar në faqen e tij të facebukut disa fotografi ku shpallej vdekja e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe deputetit të kësaj lëvizje Albin Kurtit, Ai gjithashtu kishte postuar edhe fotografi montazhe ku fyhej figura e Kurtit dhe e kryetarit të vetëvendosjes Visar Ymeri.

Malishevapress kishte postuar e para lajmin për veprimet e tilla të Morinës i cili edhe në seancat e fundit të Kuvendit Komunal sipas burimeve nga kuvendi ka kërkuar me çdo kusht ballafaqim edhe fizik me asamblistët e vetëvendosjes.

Dje Morina ka qenë i ftuar në TV KLAN prej nga është distancuar nga postimet e tij në FB por sa vlen kjo kur ai ende vazhdon ti mbajë fotografitë në fjalë të cilat fare lehtë mund të merren si kërcënim publik për vrasje të deputetit Kurti.

Shikoni videon gjatë intervistes së tij në TV KLAN: