Iu deshën 10 orë Kadri Veselit për të reaguar për sulmin ndaj Arbana Xharrës

Kreu i PDK-së, Kadri veseli i cili arriti që Arbana Xharrën ta anëtarësonte në PDK ka reagua për sulmin ndaj saj.

Që nga dita kur ajo aderoi në këtë parti u pa me të në teren, në fushatën e hershme që ai ka nisur, raporton periskopi

Por, iu deshën 10 orë për të reaguar për sulmin fizik ndaj saj.

Reagimi i Veselit:

Sulmi ndaj Arbana Xharrës është një akt barbar dhe i patolerueshëm.

Linçimi i vazhdueshëm i një gruaje dhe nëne, e cila ndër vite është shquar për veprimtarinë e saj të guximshme në të mirë të të gjithë shoqërisë sonë, është një sulm i radhës qyqar ndaj Arbanës, familjes së saj dhe demokracisë në vendin tonë.

Të gjithë duhet të jemi një, kundër së keqes, kundër cenimit të fjalës së lirë, të mendimit, shprehjes dhe orientimit politik.

Arbana edhe tani në angazhimin e saj në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës do të vazhdojë të japë më të mirën e saj për konsolidimin e demokracisë dhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të vendit.

Sulmuesit duhet të sillen para drejtësisë, kurse Arbanës i uroj shërim të shpejtë.