ITALI: PËRPLASEN DY AVIONË, NJËRI PILOT HUMB JETËN

perplasje_aeroplanesh

Gjatë një të ashtuquajturës shfaqje ajrore, në qytetin bregdetar Alba Adriatica në Itali, janë përplasur dy avion, njëri pilot arriti të menaxhojë uljen emergjente ndërsa tjetri u zhduk në det.

Një incident tragjik ka ndodhu në pasditen e sotme në Italinë qendrore, një pilot humbi jetën gjatë shfaqjes ajrore me avion, mediet italiane kanë raportuar se avioni gjendet 4 metra nën thellësi të detit, ekipet e shpëtimit ishin munduar që të sjellin avionin në sipërfaqe, mirëpo deri më tani pa sukses.

Piloti i avionit tjetër, pas arritjes së uljes emergjente u plagos dhe u dërgua në spital në qytetin Abruzzo Teramo, gjendja e tij thuhet të jetë jashtë rrezikut për jetë./arbresh.info/