Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Përgjigjet Kilaj nuk me kujtohet ku kanë mbetur 40 mijë euro të banorëve të Shkozës! – Malisheva Press

Përgjigjet Kilaj nuk me kujtohet ku kanë mbetur 40 mijë euro të banorëve të Shkozës!

Kordinatori i këshilltarëve komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Muhamet Bytyqi, sot përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” ka kërkuar publikisht nga zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Isni Kilaj dhe drejtori i Financave në Komunën e Malishevës, Vesel Krasniqi, që të tregojnë se ku janë avulluar rreth 40 mijë euro, të tubuara nga banorët e fshatit Shkozë, për projektin e asfaltimit të rrugës Shkozë-Dragobi, i cili përfundoi i tëri me financim të Qeverisë së Kosovës.

Asllan Bytyqi, banor i fshatit Shkozë, në një përgjigje për Periskopin, ka bërë të ditur se të gjitha ato para ishin mbledhur nga komuniteti për asfaltimin e rrugës, por meqë Qeveria kishte financuar tërësisht projektin në fjalë, ato para të mbledhura kanë mbetur të pashfrytëzuara, ndërsa sot, 8 vite pas përfundimit të projektit, ende nuk dihet se ku kanë mbetur.

“Ne si banorë, i kemi mbledhur parat. Pra, shumën prej 40 mijë eurosh. I kemi dorëzuar, që ato para të investohen në projektin për asfaltimin e rrugës Shkozë-Dragobi, i cili më pas arriti të kryhet me financim të plotë nga Qeveria”, ka thënë Bytyqi, i kontaktuar nga Periskopi.

Tetë vite pas përfundimit të këtij projekti, Bytyqi thotë se nuk e di se ku janë fizikisht ato para.

Për të njëjtën çështje, Periskopi ka kontaktuar edhe zëvendësministrin e Ministrisë së Financave, Isni Kilaj, i cili dha sqarimin e tij për këtë projekt, që kishte përfunduar gjatë kohës, sa ai po udhëheqte Komunën e Malishevës.

Kilaj për Periskopin tha se nëse parat e tubuara nga banorët e fshatit nuk kanë shkuar në atë projekt, atëherë ato kanë shkuar në ndonjë projekt tjetër.

“Nëse ato para nuk kanë shkuar në atë projekt, janë shkuar në ndonjë projekt tjetër. Nuk ka ndarje striktike siç mendojnë të tjerët. Ndoshta, edhe janë investuar në ndonjë rrugë tjetër. Nëse ne kemi arritë t’i kursejmë ato mjete, mos t’i investojmë në atë projekt, dhe kemi arritur të fitojmë një projekt të plotë nga Ministria, atëherë ajo ka qenë në të mirë të Komunës, meqë është rrit buxheti dhe janë bërë më shumë projekte”, ka thënë Kilaj.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me këtë projekt, me arsyetimin se ka kaluar kohë e gjatë dhe është e pamundur të kujtojë gjëra të tilla.

Për çështjen në fjalë, kordinatori i këshilltarëve komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje, kishte kërkuar përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës.

Në atë përgjigje, të cilën Bytyqi e ka bërë publike, thuhet se ndonëse kishte pasur marrëveshje për bashkëfinancim, prapë financimi i tërsishëm i projektit është bërë nga Qeveria e Kosovës, ndërsa nuk ka asnjë edhe një sqarim të vetëm lidhur me shumën prej 40 mijë eurosh që komuniteti e kishte mbledhur për asfaltimin e asaj rruge./Periskopi/