Ish drejtori i shkollës së Mleqanit fiton rastin gjyqësor kundër Komunës: Begaj shkeli ligjin dhe dëmtoi buxhetin (dokument)

Gjykata themelore e Gjakovës dega në Malishevë ka nxjerrë aktgjykimin përmes së cilit e ka shpallur të paligjshëm vendimin e kryetarit të komunës Ragip Begaj i cili me marrjen e mandatit të parë qeverisës në vitin 2014 kishte larguar dhjetëra drejtor shkollash dhe mësimdhënës duke i zëvendësuar kundërligjshëm me militantë partiak të Nismës.

Vendimi i fundit i kësaj gjykate ka të bëjë me ish drejtorin e shkollës fillore të fshatit Mleqan, Alush Kryeziu të cilit i ishte shkëputur kontrata kundërligjshëm.

Sipas vendimit të gjykatës ish drejtorit Kryeziu do ti kompensohen shuma prej 3348 eurosh, mjete këto që do të paguhen nga buxheti i komunës së Malishevës.

Vlen të theksohet se deri me tani nga buxheti i komunës janë paguar mijëra euro për shkak të vendimeve të kundërligjshme të kryetarit Begaj dhe drejtorit të arsimit Blerim Thaçi.