Ish deputetit të LDK-së nga Prizreni që iu vodhën 100 mijë euro në nuk i kishte të deklaruara fare në anti-korrupsion (Dokument)

Ditë më parë përmes medieve u bë e ditur se ishte vjedhur shtëpia e Ish deputeti i LDK-së, Xhavit Uka që aktualisht është asamblist i kësaj partie në Prizren. Në raportimin që u bë në media dhe në njoftimin zyrtarë u bë e ditur se atij i ishin vjedhur në shtëpinë e tij të holla në vlerë prej 100 mijë euro dhe stoli ari.

Mirëpo vetë Uka nuk i kishte deklaruar fare këto të holla dhe as stolit e arit si pasuri e tij pranë agjencisë kundër korrupsionit në kohën kur ai kishte bërë deklarimin e pasurisë.

Në dokumentin e siguruar nga Mp/ shihet qartë që ish deputeti dhe asamblisti ka deklaruar si pasuri të tij shtëpi në vlerë prej 80 mijë eurosh, veturën në vlerë prej 30 mijë eurosh dhe pagën e tij si anëtar i KK-së në vlerë prej 195 eurosh.

Çuditërisht as mediat dhe as policia nuk janë marr fare me prejardhjen e kësaj pasurie. Derisa sipas ligjit të gjithë zyrtarët e lartë shtetëror, si rasti i Xhavit Ukajt janë të detyruar të bëjnë deklarimin e pasurisë, në të kundërtën mosdeklarimi  i pasurisë përbën shkelje të rëndë ligjore dhe është vepër e dënueshme sipas kodit penal.