Ish-asamblisti i LDK-së Fatmir Ademaj synon mandatin e radhës

 

Fatmir Ademaj u lind me 11 tetor 1987 në fshatin Llapqevë të Komunës së Malishevës. Fatmiri, shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes me sukses shembullor.

Shkollën e Mesme e vazhdoi në gjimnazin “Abdyl Frashëri” në Malishevë, ku përveç suksesit shembullor e themeloi edhe organizatën “Ndihmë njëri-tjetrit për një shkollë më të mirë”, ku ushtroi pozitën e kryetarit . Përmes kësaj OJQ u botua edhe libri për 15 maturantët “ Lulet e këputura”.

Në vitin 2007 u regjistrua në Fakultetin Juridik, ku gjatë studimeve ishte edhe bursist, u angazhua edhe me aktivitete të studentëve, ku u zgjodh sekretar i Këshillit të Studentëve 2008/2010. Pastaj anëtar i Këshillit të Profesorëve 2009/2010 dhe nga viti 2012/2013, u zgjodh kryetar i studentëve në Fakultetin Juridik. Në vitin 2014 i regjistruar në Studimet Master në Fakultetin Juridik n; Universitetin e Prishtinës, ku e ka përfunduar me sukses në vitin 2016. Në vitin 2012 e ka regjistruar Fakultetin e Shkencave Politike .

Është i martuar, është baba i dy vajzave.

ANGASHIMET POLITIKE Kryetar i Forumit Rinor LDK- NËNDEGA LLAPQEVË 2007-2009. Kryetar i Forumit Rinor LDK- Dega Malishevë për dy mandate 2009-2012/2012-2016. Anëtar I kryesisë së Forumit të Rinisë në nivelin qendror : 2012- 2016 Sekretar i Nëndegës Llapqevë 2010/2015. Anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-ës në Malishevë viti 2009 e deri më tani. Asamblist Komunal 2013-2015. Drejtor Komunal në Malishevë -2015 -2016.

PRITSHMËRIA NGA ANGAZHIMI IM DHE ZOTIMI IM Së pari do të mundohem me integritet moral dhe intelektual që të jem zëri i juaj në Asamblenë Komunale.

Angazhimi im për qytetarët e Malishevës do jetë në këto fusha:

  1. Monitorimi i akteve dhe rregulloreve që nxjerrë Kuvendi Komunal që ato të jenë në harmoni me ligjin dhe të drejtat e njeriut;
  2. Angazhimi im do jetë sidomos në ngritjen e çështjeve që kanë të bëjnë me rininë , ngjallja e debateve për të rinjtë, dhe në koordinim me Qendrën Rinore, do të kërkojë që të hartohet strategjia për Veprim Rinor Lokal;
  3. Do të jem zëri i qytetarëve për çfardo shqetësimi të drejt të qytetarëve, të cilët besojnë që përmes fjalës sime të trajtojnë kërkesat e tyre;
  4. Programi i LDK-ës është i bazuar në shtyllat ,si: arsimi, shëndetsia, ekonomia, bujqësia , shërbimet publike . Në këto lëmi do mundohem të jap kontributin tim që sa më mirë të hartohen politikat publike që i depolitizojnë çështjet në fjalë;
  5. Përvoja ime paraprake më inkurajon që të kem një komunikim me qytetarët. Unë do të jem i gatshëm që së paku një herë në muaj si asamblist të mbajë takim me të gjithë grupet e interesuara; 6. Do të kundërtshtoj fuqishëm veprimet, të cilat e dëmtojnë interesin publik, në veçanti dëmtimin e buxhetit komunal;
  6. Në mandatin 4 vjeçar së paku një herë në vit do të vizitojë lokalitetet ose fshatrat dhe do të shqyrtoj kërkesat e tyre në vijën institucionale;
  7. Do të bashkëpunojë ngusht me shoqërinë civile me theks të veçantë në promovimin e të drejtave të të rinjve;
  8. Do të angazhohem për trajtimin e qenëve endacak sipas standardeve ndërkombëtare dhe ligjeve në fuqi;
  9. Angazhimi im do të përqëndrohet ndër të tjera në ofrimin e këshillave, përmes një grupi ekspertësh të infrastrukturës dhe qeverisë të udhëhequr nga LDK-ja , që të krijohet një plan urban për qytezën e Malishevës;
  10. Do të jem i njejti- ashtu, si sot edhe neser;

ANGAZHIMI PËR FSHATIN TIM Fshati Llapqevë që nga paslufta është lënë anash nga pushteti edhe ato projekte, të cilat janë kryer janë kryer 90% nga qeverisja e LDK-së. Sot, si prioritete janë: 1. Ujësjellsi; 2. Rregullim i të gjitha kanalizimeve në fshat dhe krijimi i një impianti për largimin e ujërave të zeza; 3. Asfaltimi i rrugëve të mbetura në fshat dhe trotuari në fshat; 4. Ndriçimi publik i fshatit; 5. Do të mbajë takim me banorët e fshatit çdo 6 muaj dhe do të paraqes shqetësimet e tyre në Asamble; 6. Do të kërkoj që ambulanca të funksionalizohet dhe së paku dy herë në javë të ketë mjek në ambulancë; 7. Zotohem para Zotit se me përgjegjësi të plot do të jem mirënjohës dhe I pa lëkundur në besimin e dhënë ndaj meje.

*Andaj qytetarë të Malishevës e në veçanti ju bashkëfshatarë të mi, kërkoj besimin tuaj për të më votuar për Asamble Komunale.

Do të punojë parreshtur në ruajtjen e vlerave njerëzore e kombëtare. Vota e juaj, përgjegjësi për mua!