Isa Mustafa nuk kandidon më për Kryeministër të Kosovës! (Video)

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa nuk do të jetë edhe një herë kandidatë i LDK-se për pozitën e kryeministrit, raporton Gazeta Blic.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Mustafa në përvjetorin e themelimit të LDK-së në Istog. i Ai thotë se së bashku me kryetari dhe nënkryetarin e degës do të diskutojnë se kush do të jetë ai kandidatë.

“Duhet të hapim rrugë në LDK për njerëz të ri. Sot në këtë tubim madhështor tuaj, me respektin më të madh do të ju informojë se do të ulëm me kryetarë dhe nënkryetar të degëve për të diskutuar se ksuh do të jetë ai kandidati i LDK-së për kryeministër të Kosovës”, tha Mustafa në këtë tubim.

Kreu i LDK-së Mustafa, tha se do të hynte sërish në koalicion me PDK-në nëse do të ktheheshin në vitin 2014, pasi që sipas tij këtë do ta kishin bërë për të mirën e vendit.

““Nëse do më pytnit mua çfarë do të vendosni në vitin 2014, unë do të vendosësha njëjtë, sepse koalicionin me PDK-në e kemi bërë për Kosovën dhe për të mirën e Kosovës”, tha ai.

Më tej, duke aluduar tek PDK-ja, parti kjo që deri ditën e mërkurë qeverisën me vendin, tha se “na tradhtuan ne, dhe e tradhtuan veten”, raporton GazetaBlic.com

“Ata e kanë parë që s’mund t’i shkojnë në fund kësaj pune. Ju sigurojë që Qevria e ka bërë një punë të mirë, ju suigurojë që kjo qeveri ka dalë me ministra të pa korruptuar. Ne e kemi mundur krimin, ne e kemi mundur punësimin”, ka shtuar Mustafa.

Ndryshe, ditëve të fundit është përfolur pëe një koalicion të mundshëm VV- LDK. Madje, ishte kushti i VV-së që për koalicion do të hyjnë me LDK-në, vetëm nëse tërhiqet Isa Mustafa./GazetaBlic/