Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Inspektorati i Malishevës ndalon edhe një ndërtim pa leje – Malisheva Press

Inspektorati i Malishevës ndalon edhe një ndërtim pa leje

Inspektorati i Komunës së Malishevës, ka ndaluar sot punimet edhe në një ndërtim pa leje në qytetin e Malishevës. Ndërtimi pa leje, ishte duke u bërë në rrugën “Iliria”, që gjendet në mini transitin në qytet. Kjo ndërprerje ka ardhur, pasi pronari nuk ishte pajisur me lejet e nevojshme për ndërtim dhe nuk kishte respektuar urdhëresën e mëhershme të inspektoratit, për ndalimin e punimeve.

Ndërprerjen e punimeve, e ka konfirmuar drejtori i Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevë, Dibran Kastrati, sipas të cilit, inspektorati, është më shumë se kurrë i vendosur, për zbatimin e ligjeve në fuqi, ku përfshihen edhe ndërtimet që bëhen. Kastrati ka konfirmuar se në këtë rast, inspektorati, me datë 28.03.2018, kishte lëshuar urdhër për ndërprerjen e punimeve, mirëpo i njëjti nuk e kishte zbatuar këtë urdhër, ndërsa sot, pas verifikimit në vendin e ngjarjes, inspektorati  i ka bllokuar punimet dhe ka vendosur shiritat për ndërprerje të punimeve, transmeton Indeksonline.

Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, ka bërë apel për të gjithë ata që duan të ndërtojnë, që të zbatojnë ligjet dhe paraprakisht të pajisen me dokumentet e nevojshme, ku përfshihet edhe leja e ndërtimit, pasi në të kundërtën, nuk do të lejohen ndërtime pa leje, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/