I riu nga Lumishta e Malishevës i shpëtoi sulmit në Munih (Foto)

Foto 3

“Kemi qenë në McDonald’s përafërsisht 100 vetë, kur ka ndodhur sulmi në ‘Olympia Center’, lajmi menjëherë është përhapur gjithandej dhe të gjithë janë shtrirë në tokë”, është shprehur Morina për lajmi.net.

Dihet se pas sulmit në Munih të Gjermanisë në mesin e viktimave ishin edhe tre të rinj shqiptarë.

Ndërsa Zenel Morina nga fshati Lumishtë i Malishevës ka rrëfyer ekskluzivisht për lajmi.net gjithë atë që ka parë dhe ka dëgjuar në Munih.

Morina, punëtor në McDonald’s, afër qendrës tregtare “Olympia” ku është kryer sulmi, ka thënë se sapo ka filluar sulmi është krijuar panik gjithandej.

“Kemi qenë në McDonald’s përafërsisht 100 vetë, kur ka ndodhur sulmi në ‘Olympia Center’, lajmi menjëherë është përhapur gjithandej dhe të gjithë janë shtrirë në tokë”, është shprehur Morina për lajmi.net.

Ai ka treguar edhe se si janë munduar t’i fshehin klientët e tyre në banjo dhe zhveshtore.

“Gjithë stafi në McDonald’s kemi vrapuar dhe jemi munduar t’i fshehim gjithë klientët tanë në banjo dhe zhveshtore, atje ata kanë mbetur të mbyllur tre orë, derisa policia ka dhënë shenjë për të dalë”, tha ai.

Dëshmitari kosovar, rrëfen se në McDonald’s në momentin e sulmit ishin më shumë se 15 shqiptarë.

Morina ka treguar edhe për momentet e panikut dhe britmat e shumta që janë dëgjuar gjithë andej vendit.

“Kemi dëgjuar shumë britma që janë dëgjuar gjithandej, ishte më të vërtet tmerr ajo që përjetuam”, tha Morina.

Nga sulmet në Munih kanë mbetur të vdekur 10 persona, përfshirë edhe sulmuesin i cili dyshohet se ka vrarë veten, por identiteti e as motivi i tij nuk është bërë i ditur. /lajmi.net/

mcmc1Zenel Morinamc2mc3