I riu nga Damaneku, në gjendje të rëndë pas aksidentit me traktor

kushtrim-krasniqiKushtrim Krasniqi 22 vjeçar nga fshati Damanek, ka pësuar lëndime të rënda mbrëmë me traktorin e tij në fshatin Drenoc. Për të cilin rast kishim raportuar sot në mëngjes.

Një i afërm i Kushtrimit për MalishevaPress tha se ai është i shtrirë Qendrën e Emergjente të QKUK-së, dhe se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, dhe në rrezik për jetën.

Ai falënderon Policinë dhe Zjarrëfikësit e Malishevës për reagimin e shpejt.

Stafi i MalishevaPress uron që Kushtrimi të shërohet sa më shpejt dhe ti kthehet familjes së tij.