Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
I riu nga Banja, përfaqësues i Kosovës në skitari – Malisheva Press

I riu nga Banja, përfaqësues i Kosovës në skitari

faton_shurdhaj“Qe 6 vite merrem me skitari. Marrë pjesë në disiplina sllallom dhe sllallom të madh, por më shumë më shkon përshtati në sllallom të madh”, tha skiatori Faton Shurdhaj, anëtar SC Obdach nga Austria.

Kryetari i Federatës së Skitarisë së Kosovës, Hajrush Demaj, në zyrën e tij ka pritur skiatorin e talentuar shqiptar, Faton Shurdhaj, i cili është pjesë e klubit SC Obdach nga Austria. Demaj tha se Shurdhaj është një skiator me potencial të madh dhe presin shumë nga ai në të ardhmen. Shurdhaj garon në disiplinat alpine të sllallomit dhe të sllallomit të madh, i cili është edhe pjesë e kombëtares së Kosovës njëherësh i regjistruar edhe në klubin skiator Universiteti nga Prishtina. “Qe 6 vite merrem me skitari.

Marrë pjesë në disiplina sllallom dhe sllallom të madh, por më shumë më shkon përshtati në sllallom të madh. Punoj me intensitet të shtuar me synim që të jam sa më i përsosur në çdo element”, tha Shurdhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Si çdo skiator edhe ky ka idhullin e vet. “Nga skiatorët botëror pa dyshim se idhull e kam skiatorin amerikan, Ted Ligety”, theksoi 17-vjeçari. Shurdhaj është krenar që mbron ngjyrat e kombëtares së Kosovës. “Prindi im ishte iniciator që iu bashkova kombëtares së Kosovës.

Ishte një vullnet i madh i imi dhe i prindit, andaj synimet tona janë që të arrijmë rezultate sa më të mira në fanellë të Kosovës”, theksoi Shurdhaj. Kryetari i federatës tha se pikësynim është që të përgatiten sa më mirë për ngjarjet e mëdha që e presin në muajit dhe vitet e ardhshme. /botasot