Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
I dënuari për terrorizëm nga Kaçaniku arrin të ikën nga Policia e Kosovës – Malisheva Press

I dënuari për terrorizëm nga Kaçaniku arrin të ikën nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka konfirmuar se F.D nga Kaçaniku, i dënuar për terrorizëm ka arritur t’i shmanget shkuarjes në burg. Të mërkurën ai arriti që të ikën nga Policia e Kosovës, e cila kishte shkuar që ta dërgonte atë në vuajte të dënimit, pasi F.D ishte dënuar për pjesëmarrje në luftëra të huaja, përkatësisht terrorizëm.

Nga dita e djeshme F.D që gjenden në arriti është në kërkim nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi e ka konfirmuar lajmin për Radio Evropa e Lirë.

“Ne kemi shkuar atje pasi ka qenë urdhërese e gjykatës. Ai ka pasur që të shkojë në vuajte të dënimit. Polica nuk ka hasur në te, pra ai tash është në arrati, pra në kërkim të policisë”, ka thënë Gashi.

F.D ishte akuzuar se kishte marrë pjesë në luftën e Sirisë e ku gjykata kishte arritur që t’i vërtetonte dyshimet për të cilat ai akuzohej.

Sipas Policisë F.D do të dërgohet në vuajtje të dënimit, momentin që arrestohet.