Humb jetën në vendin e punës në Mal të Zi i riu Defrim Paçarizi nga Dragobili

Ka humbur jetën në vendin e punës i riu Dëfrim Paçarizi nga fshati Dragobil i Komunës së Malishevës.

I ndjeri ishte duke punuar në ndërtimtari në Beqiq afër Budvës në Mal të Zi kur ka humbur jetën dje rreth ores 14:30 nga rrëshqitja e dheut rreth 8 metra e lartë dhe një terrase.

Deri tek humbja e jetës ka ardhur si pasojë e mungesës së kushteve adekuate të punës dhe mos sigurimit të vendpunishtes nga ana e kompanisë ku punonte i ndjeri.

Në këtë fatkeqësi ka mbetur i lënduar edhe një punëtor tjetër me inicialet S.G derisa policia malazeze ka arrestuar dy persona përfshirë drejtorin e kompanisë Globalis trade.

Trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion dje derisa pritet të arrij në vendlindjen e tij sot eventualisht nesër.