Humanisti gjerman Rudolf Broer ndihmon Hendikos-in dhe Shtëpinë e Shëndetit në Malishevë

1

Biznesmeni dhe humanisti gjerman Rudolf Broer, sot ka ndihmuar Komunën e Malishevës, përkatësisht Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe Qendrën e Rehabilitimit HANDIKOS në Malishevë, me një veturë (kombibus) për bartjen e personave në hemodializë dhe tetë karroca për persona me nevoja të veçanta. Me këtë rast, humanistin gjerman, e ka falënderuar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.