Hoti: Për dy vjet në qeverisje buxhetin do ta kemi tre miliardë

Kandidati i LDK-së për kryeministër Avdullah Hoti është duke qëndruar në Prizren ku po mban një takim me qytetarë dhe simpatizantë të LDK-së.

Hoti para prizrenasve ka thënë se në dy vitet e para Qeveria që do ta drejtojë ai, do ta rrisë buxhetin e shtetit në tre miliardë

“Kam marrë besimin t’i prijë brezit të Republikës. Ne jemi brezi i Republikës”, ka thënë Hoti.

“Kemi bërë ekip të jashtëzakonshme dhe jam i nderuar që i prijë kësaj ekipe. Është përgjegjësi e madhe që t’i prijë kësaj ekipe dhe ta kem besimin e LDK-së”.

“Nuk ka procese në Kosovë që nuk ka prirë LDK në ditët më të vështira. Është LDK ka çuar përpara kauzën për liri e pavarësi, bashkë me presidentin Rugova”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se është presidenti Rugova dhe LDK që ka bërë aleancat me shtete më të mëdha.

Dhe tash, sipas Hotit detyra e tyre është që ta anëtarësojnë Kosovën ne Bashkimin Evropian.

“Dy miliardë e kemi bërë buxhetin, për dy vite do të shkojmë në 3 miliardë”, ka shtuar ai.

“Programi ynë është kontratë me qytetarët”.

“LDK ka pas dhe ju garantojë si kryeministër i ardhshëm se në ekipin tim do të jenë njerëzit më profesional. Nëse ky vend ka vuajtur për diçka, ka vuajtur për politikanë të ndershëm.”, ka shtuar Hoti.