Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Hoti: Nuk u takuam ne me pushtetin por Vetëvendosja – Malisheva Press

Hoti: Nuk u takuam ne me pushtetin por Vetëvendosja

Enver HotiDeputeti i NISMA për Kosovën, Enver Hoti, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për përçarjen e bllokut opozitar. Ai madje thotë se janë pikërisht takimet e shpeshta të eksponentëve të Vetëvendosjes me partitë në pushtet ato që kanë arritur ta krijojnë një përçarje brenda bllokut.

“Dy ditët e fundit jemi atakuar padrejtësisht nga Lëvizja Vetëvendosje se kinse jemi duke koketuar apo flirtuar me partitë në pushtet. Por unë mendoj se takimet e shpeshta të eksponentëve të Vetëvendosjes me partitë në pushtet kanë arritur ta krijojnë një përçarje brenda bllokut opozitar”, ka deklaruar Enver Hoti në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

Hoti ka thënë se janë njerëzit e pushtetit ata që nuk po lejojnë të reformohet Lëvizja Vetëvendosje.

“Konsideroj me bindje se ka flirtim mes eksponentëve të caktuar të partive në pushtet dhe Vetëvendosjes të cilët nuk po e lejojnë që të reformohet përbrenda Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë deputeti i NISMA për Kosovën, duke shtuar se Vetëvendosje i ka disa probleme të brendshme dhe është mbetur peng i një projekti që e ka shfaqur vazhdimisht dhe e cila nuk po mund të hapet më tutje.