Hoti kërkon dorheqjen e Kilajt nga pozita kryetarit të degës së PDK-së në Malishevë (Foto)

Isha asambleisti i PDK-së, në Kuvendin e Malishevës, Bekim Hoti, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në facebook ka kërkuar dorëheqjen e detyrueshme të Isni Kilajt nga posti i kryetarit të degës së PDK-së në Malishevë. Ai ka bërë të ditur se kjo do të jetë edhe kërkesë e tij në mbledhjen e kryesisë dhe se do ti numërojë edhe argumentet pse Kilaj duhet larguar nga pozita e kryetarit. Për këtë dorëheqje sipas Hotit, do të bindëshin edhe anëtarët dhe simpatizantët e devotshëm të PDK-së. Vlen të theksohet se reagimi i Hotit, ishte para se të ndodhte edhe aderimi i një grupi të anëtarëve të kryesisë së PDK-së të cilët dje edhe zyrtarisht iu bashkuan Nismës.

Më poshtë keni postimin e plotë të Hotit: