Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Hoti i VV-së: Komuna e Malishevës shfrytëzon konkursin në arsim për fushatë elektorale – Malisheva Press

Hoti i VV-së: Komuna e Malishevës shfrytëzon konkursin në arsim për fushatë elektorale

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Malishevë e cila po mbahet sot, Valon Hoti, asamblistë i Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, ka akuzuar Drejtorinë e Arsimit në Malishevë për shkelje të ligjit dhe udhëzimit administrativë lidhur me shpalljen e konkursit të fundit për pranimin e mësimdhënësve. Ai në seancën e fundit ka thënë se “komuna po e shfrytëzon fushën e arsimit për rahatimin e militantëve partiak të partisë në pushtet” Hoti po ashtu ka përmendur faktin se pasi kanë kaluar dy javë që kur ka filluar procesi mësimor, komuna vetëm sot ka filluar procesin e  intervistimit  të kandidatëve për mësimdhënës dhe kjo është bërë qëllimshëm për fushatë elektorale”. Gjithashtu Hoti ka akuzuar “Drejtorinë e Arsimit që përmes formave të shantazhit dhe hakmarrjes ka larguar nga puna mësimdhënës me përvojë të gjatë në arsim vetëm për faktin se ata janë kandidat të Lëvizjes Vetëvendosje” .