Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Hoti i VV-së e quan skandaloz vendimin e komunës për ndalimin e ekskursionit në Shqipëri, për nxënësit e Malishevës – Malisheva Press

Hoti i VV-së e quan skandaloz vendimin e komunës për ndalimin e ekskursionit në Shqipëri, për nxënësit e Malishevës

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal në Malishevë, e cila u mbajt dje, asamblistët me shumicë votash kanë aprovuar vendimin ndalon ekskursionet jashtë vendit për nxënësit malishevas. Lidhur me këtë vendim ka reaguar Valon Hoti asamblist  Lëvizjes Vetëvendosje, në Malishevë, i cili e ka quajtur këtë vendim të komunës si veprim skandaloz, përmes të cilit komuna po mundohet të fsheh dështimet në sektorin e arsimit në Malishevë.

Më poshtë keni reagimin e asamblistit Hoti:

Vendimi skandaloz i radhës nga Komuna e Malishevës.

Nxënësve u mohohet të vizitojnë Shqipërinë vetëm pse Komuna dhe institucionet arsimore kanë dështuar të menaxhojnë një proces të tillë derisa janë po këto institucione që kanë degradu arsimin ku viktimë janë nxënësit. Punësimet partiake, kontrolli partiak dhe fshehja e shumë skandaleve në shkolla janë vetëm disa nga veprimet që po vazhdojnë ta shkatërrojnë arsimin. Me këtë logjikë një ditë nuk është çudi ta ndalin edhe shkollimin sepse problemi qenkan nxënësit. Të gjuash problemin e arsimit tek nxënësit është veprimi më antiarsimor dhe kriminal që mund bëhet. 
Por, Jo. 
Rrugën drejtë Shqipërisë nuk e kanë ndalur as regjimet lëre më një grusht injorantësh të veshur me petk partiak dhe institucional. Njëri nga vendimet e para të qeverisjes lokale të Vetëvendosjes në Malishevë do jetë anulimi i këtij vendimi absurd dhe që shpërfaq mungesën e vetëdijes minimale qytetare dhe kombëtare. Ekskursionet nuk do i nënshtrohen ofertave të hoteleve dhe përfitimeve materiale të organizatorëve, por nevojës për ta njohur Shqipërinë në historinë, kulturën dhe bukuritë natyrore që ajo ka.