Hoti i VV-së: Begajn e ka kapur paniku, atë që nuk e bëri për një mandat po mundohet ta bëjë për një natë (Video)

Valo Hoti, ish asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje, në legjislacioni e kaluar dhe njëherit kandidat për Kuvendin Komunal në zgjedhjet e 22 tetorit, ka reaguar nëpërmjet një video të publikuar në faqen e tij në facebook. Hoti i VV-së, nëpërmjet këtij reagim kritikon ashpër punimet që qeverisja Begaj, ka filluar ti bëjë në rinovimin e qendrës emergjente në Malishevë, këto punime kanë filluar mbrëmë me të rënë terri, dhe shto faktin se jemi në ditët e fundit të fushatës. Ai ka shkruar se “Ragip Begajn e ka kapur paniku. Qendrën emergjente të cilën nuk e ka bërë për një mandat po mundohet ta bëjë për një natë, tash është vonë për të rrënuar e lëre më për të ndërtuar. Mblidhni plaçkat e ikni se nuk u ka mbetur gjë tjetër”. Ka thënë mes tjerash Hoti në këtë reagim.

Më poshtë keni videon dhe postimin e plotë të Hotit të VV-së: