Hoti –Begajt, Shfuqizoje vendimin për ndalim parkimi

Asamblisti nga radhët e VV-së, Valon Hoti në mbledhjen e Kuvendit Komunal e cila është duke u mbajtur aktualisht i ka kërkuar kryetarit të Komunës, Ragip Begaj, që ta shfuqizoj vendimin për ndalimin e parkimit përgjatë rrugës “Rilindja Kombëtare”. Sipas Hotit vendimi i Begajt ishte marr pa asnjë plan paraprakë dhe pa u konsultuar qytetarët dhe bizneset, derisa ajo nuk po shfrytëzohet aspak për qëllimin për të cilin është marr vendimi.  Hoti gjithashtu theksoi se vendimi iBegajt i ka dëmtuar në mas të madhe bizneset përgjatë kësaj rruge. Malishevapress/