Hivzi Islami zgjedhet Kryetar i ASHAK

Zgjedhja_e_kryesise_se_reKuvendi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, mbajti sot, zgjedhjet e rregullta të udhëheqjes së Akademisë, dhe zgjodhi Kryesinë e re të Akademisë:

Kryetar ASHAK u zgjodhë Akademik Hivzi Islami, Akademik Pajazit Nushi Nënkryetar, Akademik Isuf Krasniqi Sekretar i përgjithshëm.

Kuvendi i Akademisë gjithashtu verifikoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:

– Akademik Eqrem Basha, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë;

– Anëtar korrespondent Jusuf Bajraktari, Sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore;
– Akademik Fejzullah Krasniqi, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës;
– Anëtar korrespondent Luan Mulliqi, Sekretar i Seksionit të Arteve.

 /MalishevaPress