Hitzfeld: Xherdan, largohu nga Bayerni

shaqiri_hitsfeld

Ish-përzgjedhësi i Zvicrës, Ottman Hitzfeld e ka sugjeruar Xherdan Shaqirin që të largohet nga Bayerni në afatin kalimtar të janarit, pasi ai mendon se Guardiola nuk i beson anësorit kosovar.

Inter e Liverpool janë duke e monitoruar situatën e 23-vjeçarit dhe Hitzeld beson se është koha e duhur që Shaqiri të vazhdojë tutje.

“Koha ka ardhur kur largimi nga Bayerni është gjëja më e mirë për Shaqirin. Atij i duhet një sfidë e re. Është e rëndësishme për të që të shkojë në një skuadër ku do të luajë rregullisht”, deklaroi Hitzfeld, transmeton koha.net.

“E kemi parë në gjashtë muajt e fundit se Guardiola nuk beson në të, edhe kur Ribery e Robben ishin të lënduar. Nuk ishte e lehtë për të që akoma nuk startonte as atëherë”, vazhdoi ai.

“Xherdani edhe ka përfituar nga ardhja e Guardiolës, por është e qartë se ai kurrë nuk i ka besuar plotësisht”, përfundoi Hitzfeld.