Historia prekëse e mjekut që shpëtoi qindra fëmijë në Siri

capture-1Në një shkrim për Mail Online, doktori David Nott ka treguar për misionin e tij për t’i shpëtuar fëmijët në Alepo.

Një histori motivuese dhe prekëse, e treguar nga kirurgu hero nga Britania, Dr. David Nott.

Kjo është ajo çfarë ai shkroi në Mail Online:

“Prej të gjithë fëmijëve të plagosur të Alepos që kaluan para meje, kujtimi për njërin ka mbetur në mendjen time si asnjë tjetër. Maram.

Kam kaluar javën para Krishtlindjeve në një spital fushor në Siri duke vepruar në shumë shpirtra të vegjël që ishin mes jetës dhe vdekjes, trupat e të cilëve mbaheshin së bashku me kunja metalike.

Por në Maramin, një jetime pesë muajsh dhe e bukur pavarësisht plagëve të saj, unë pash fëmijën tim, ndoshta sepse më mungoi aq shumë, u ndjeva tepër i tronditur.

Unë kam bërë udhëtime të shumta në Siri për të trajtuar viktimat e kësaj lufte, por askush nuk më pikëlloi më së shumti se sa java që kalova me fëmijët e Alepos.

I lodhur në shpirt dhe i pikëlluar emocionalisht, u ktheva në Londër në prag të Krishtlindjeve dhe mezi prisja ta mbaja vajzën time 17 muajsh dhe të shihja familjen dhe gruan. Krishtlindjet ishin një gëzim.

Megjithatë, Maram kurrë nuk mu hoq nga mendja: një kujtim i bezdisshëm që më ndiqte; E gjeja veten duke u zgjuar në orët e hershme duke u brengosur për të.

E pash Maramin më 20 dhjetor, disa ditë pasi ajo u evakuua nga Alepo në një ambulancë. Këmbët e saj dhe krahu i majtë ishin shpartalluar për shkak të një sulmi me bombë që vrau prindërit e saj dhe plagosi vëllain dhe motrën e saj.

Kur shikova Maramin në tryezën e trajtimit ajo po qante, jo për shkak se ishte e lodhur dhe e uritur, edhe pse ishte, por sepse kishte dhimbje të madhe.

Nuk ka pediatër në Alepo, ose në spitalin kur punoja; askush nuk ishte i kualifikuar që të merrte vendime të vështira rreth asaj se sa shumë lëngje dhe analgjetikë duhej dhënë.

Pra pavarësisht vuajtjeve të saj, Marmamit i ishte dhënë vetëm një dozë e vogël paracetamol. Ta copëtonte zemrën. E kontrollova listën e saj. Në Britani, kësaj do t’i kushtohej vëmendje në detaje, por në Siri, me mjekët që po luftojnë për të shpëtuar jetën e kaq shumë njerëzve, listat janë anashkaluar.

Nuk mund ta dija as çfarë ilaçe kishte marrë tashmë. Maram dridhej në mënyrë të pakontrolluar. U përpoqa të mendoja logjikisht se si ta ndihmoj atë dhe çfarë duhej të bëja.

Mendimi i saktë ishte i vështirë pasi ndjeja emocionet e njëjta si çdo baba që do të ndjente për një fëmijë të plagosur. E operova atë më 21 dhjetor, duke u kujdesur me kujdes për plagët e saj dhe duke hequr indet e kalbura brenda saj.

I gjithë spitali u qelb nga bakteret që kishin shkaktuar infeksionin e saj, dhe ato në pacientët e tjerë. Punova në mënyrë delikate rreth plagës së hapur të Maram në këmbën e saj të majtë.

Shpesh pyes veten se si ishte jeta e Maram dhe familjes së saj kur Alepo, qyteti më i errët në botë, goditej vazhdimisht nga bombat nga lartë. Natën kur e pash Maramin, hasa në fëmijë të tjerë që ishin plagosur në të njëjtin sulm. Disa tashmë ishin operuar dhe kishin gjymtyrë të prerë.

Kah fundi i rrethimit të Alepos, mjekët po kryenin amputime në të gjithë fëmijët me dëmtime të rënda. Për shkak të infeksioneve mishngrënëse dhe mungesës së furnizimeve bazë, ata thjeshtë nuk kishin zgjidhje tjera.

Një tjetër tragjedi ishte se vendasit kishin ndaluar dhurimin e gjakut në spitale, sepse frikësoheshin se mos lëndoheshin vetë dhe nuk kanë pastaj gjak mjaftueshëm rezervë.

Kjo do të thotë se në spitalet e Alepos nuk kishte furnizime të gjakut. Kështu që çdo viktimë nga shpërthimet që vinte me gjakderdhje dhe që kishte nevojë për transfuzion gjaku nuk mund të trajtohej; kështu, ata thjeshtë vdisnin në dysheme.

Në gjithë atë javë, trajtova 110 fëmijë. Dje dëgjova se Marami është dërguar në një njësi specialistike në Turqi”.