Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Historia e “Listës Ibrahim Rugova”-Këto janë aferat në të cilat u përfshinë liderët e saj (Video) – Malisheva Press

Historia e “Listës Ibrahim Rugova”-Këto janë aferat në të cilat u përfshinë liderët e saj (Video)

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Pronto Grande”.

Është ky një dokumentar për rrjetet e fuqishme kriminal që mashtruan mijëra kosovarë me viza për në Evropë. Është një histori që ekspozon krimin dhe politikën të ulur në një tavolinë për të keqpërdorur fatin e keq të një kombi të izoluar.

Këtu e gjeni të plotë dokumentarin

Astrit Haraqija, bashkë me Uke Rugovën kanë drejtuar për një kohë të gjatë një grup jo-formal, por fortë të rëndësishëm brenda partisë më të vjetër të shqiptarëve të Kosovës, LDK-së. Më vonë këtë grup, me ndihmën e Bujar Bukoshit, një personi fortë kontrovers, herë mik e herë armik të familjes Rugova, e zyrtarizuanë si fraksion me emrin “Lista Ibrahim Rugova”.

Por, cila është historia e liderëve të saj që në vazhdimësi kanë pasur nga një aktakuzë a nga një hetim kundër tyre, së paku?

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi për herë të parë do të zbulohetse si funksiononte rrjeti i Ukë Rugovës që merrte ryshfete për viza italiane.

Se kush qëndronte prapa tyre dhe si ndodhi që përmes këtij rrjeti viza morën edhe kamikazë të ISIS-it.

Si funksiononte rrjeti i Milaim Zekës, deputet i pushtetit, dhe çfarë shuma kërkonin ata për një vizë pune? Sa është numri i viktimave i këtij grupi?

Pse një grup tjetër që mashtroi me viza dhe nuk kishte lidhje politike ra në burg pa zhurmë e shumë shpejt?Janë edhe shumë pyetjet që marrin përgjigje në këtë dokumentar, që transmetohet në RTV Dukagjini.

Në këtë dokumentar flasin njerëzit kryesor të akuzuar si pjesë e këtyre grupeve, por edhe gazetarë që raportuan për këto afera.

Dokumente ekskluzive dhe pamje që konfirmojnë këto krime transmetohen për herë të parë në këtë emision.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta Online Insajderi. /Insajderi.com.