Himara, perla shqiptare e Jonit

himara-8-350x197Jo vetëm periudha e nxehtë sjell vizitore dhe turiste drejt brigjeve të Himarës, por edhe në këto dite të ftohta, drejt saj ka vizitore të përditshëm që shijojnë fundjavat në brigjet e Jonit.

Himara, veç natyrës së bukur ka dhe një histori të lashtë autoktone. Himara ka një kulturë të lashtë shqiptare dhe një popullsi autoktone shqiptare.

Një ndër kalatë më të rëndësishme dhe të lashta në Shqiperi eshte  “Kalaja e Himarës”, e  ndërtuar mbi malet Akrokeraune nga Kaonët, fisi ilir autokton. Gjatë shek. VI kalaja u riparua nga Justiniani, i cili urdhëroi rindërtimin e saj për të qënë të përgatitur nga sulmet barbare sllave, gotëve dhe hunëve. Në mesjetë kjo kala luajti një rol të rëndësishëm në rezistencën e sukseshme për pesë shekuj kundër pushtimit osman, mbështetur nga Gjergj Arianiti dhe i biri i Gjergj Kastriotit, Gjoni. Këto fakte dhe shenjat në kala deshmojne për pranine e pandërprerë të banorëve himariotë iliro-shqiptarë për më shumë se 3500 vjet.

Turistët dhe vizitorët vendas vijnë këtu dhe mësojnë mbi arkitekturën dhe historinë e vendeve  monumentale të kultit dhe historisë.

Himara, perla shqiptare e Jonit, gjithmonë eshte e vizitueshme. /a.ke/