Hedhet shorti, këta janë numrat e partive politike për Zgjedhjet Lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për Zgjedhjet Lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor.

Partitë politike janë renditur me këto numra, sipas shortit: Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me numrin 94, Lidhja Demokratike e Kosovës, me numrin 47, Vetëvendosje – 10, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban numrin – 50, Aleanca Kosova e Re me numrin – 34, Nisma për Kosovën ka numrin – 31, Lista Serbe – 29, Alternativa – 30, Lëvizja për Bashkim – 15, Partia e Drejtësisë 44, Partia e Oliver Ivanovic- 57, Partia e Ashkalinjëve të Kosovës – 75, Balli Kombëtar i Kosovës – 21, Partia Ekologjike e Kosovës – 25, Bekim Ibishi (kandidat i pavarur) – 61, Basri Brahimi (kandidat i pavarur) – 14, Partia Ura – 19, SLS – 96, Organizata e Ballit Kombëtar Demokrat – 89, Istref Elshani (kandidat i Pavarur) – 52, Partia Liberale Egjiptiane – 45, Iniciativa Qytetare shqiptare – 91, Riza Kryeziu – 20, Selajdin Bytyqi – 93, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – 82, Naroda Pravda – 76, Partia e Ashkalinjëve për Integrim – 77, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës – 86, Ylber Islami – 9, etj.

Ndryshe, Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar për zgjedhjet komunale të 22 tetorit 91 subjekte politike, nga të cilat 35 parti politike, një koalicion, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur. /Telegrafi/