Hedhet gaz lotsjellës në Kuvend (Foto)

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës me fillimin e seancës për demarkacion.

Në kohën kur kryetari i Kuvendit Kadri Veseli po merrte fjalën për ta hapur votimin, ishin deputetët e VV-së, ata që hodhën gaz, duke e pamundësuar qëndrimin në sallë.

Kryetari Veseli ka kërkuar pauzë, deri sa salla të pastrohet nga gazi./GazetaBlic/