Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Haxhiu: VV do ta dërgojë në Agjencinë Kundër Korrupsion vendimin e qeverisë për rritje pagash – Malisheva Press

Haxhiu: VV do ta dërgojë në Agjencinë Kundër Korrupsion vendimin e qeverisë për rritje pagash

Komisioni parlamentar për Legjislacion me 6 vota për dhe 2 kundër ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Presidentin e Kosovës.

Projektligji i ri e heq kufizimin prej 5 vjet për benificione.

Pra, nëse ky ligj kalon në Kuvendin e Kosovës, atëherë benifitet e presidentit të Kosovës janë në kohë të pakufizuar.

Gjatë kësaj mbledhjeje, deputetja Albulena Haxhiu tregoi se do ta dërgojë në Agjencinë Kundër Korrupsion vendimin e qeverisë për rritje pagash.

Haxhiu përveç në AKK, tha se Vetëvendosja do ta çojë këtë vendim edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Të njëjtën gjë Haxhiu e kishte thënë edhe në seancën e Kuvendit në dhjetor të vitit 2017.