Haxhiu: PDK-ja është në gjendje të rëndë

Deputetja e VV-së Albulena Haxhiu, thotë se akuzat e zyrtarëve të PDK-së ndaj VV-së për sulme fizike e keqqverisje në komunën e Prishtinës, pasqyrojnë panikun që ka PDK për humbjen e pushtetit.

Ajo i ka quajtur trillime këto akuza, derisa ka theksuar se ‘PDK është në gjendje të rëndë dhe s’ka kush që e shpëton’.

Reagimi i Haxhiut:

Kam menduar që PDK do ta përjetojë pak më lehtë humbjen e pushtetit, por paskam gabuar fort e keq.

Shpifjet e të dielave për Komunën e Prishtines, akuzat për sulme fizike, trillime të llojllojta e çka jo tjetër, janë dëshmi e qartë se janë në panik për shkak të humbjes së pushtetit. Duke e ditur se pushteti për ta është para dhe kontroll e keqperdorim i plotë i secilit institucion e agjension, humbja e tij, po e venit këtë parti. Dalëngadalë, por me hapa të sigurt.

E gjithë zhurma e poterexhive të ngarkuar nga Kadri Veseli për të shkaktuar ndotje akustike, s’është asgjë tjetër, përveç se tentim i lodhët për ta maskuar rënien e dukshme të kësaj partie. Megjithatë, gjendja e PDK’së është e rëndë. Jo që nuk mund të ia fshehin këtë gjendje, por nuk ka kush që e shpëton.