Haxhiu: Kryeprokurori Lumezi po vihet në shërbim të fushatës persekutuese kundër opozitës

albulena haxhiu
Deputetja nga radhët e VV-së, Albulena  Haxhiu  përmes  një postim në Facebook, ka akuzuar kryeprokurorin  Aleksandër Lumez se është  bërë pjesë e fushtës  së përsekutimit të deputetëve të Opizites.

Ky është postimi i plotë Haxhiut:

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi po i kërcënon përmes medieve deputetët opozitarë me arrestim duke u bërë kështu pjesë e fushatës persekutuese qeveritare kundër neve që protestojmë kundër ‘Zajednicës’ së Serbisë në Kosovë dhe faljes së 9.000 hektarëve Malit të Zi.

Në biseda informative ne nuk vijmë dhe kryeprokurori s’ka nevojë të na e përsërisë ftesën. Ai po sillet kryekëput si politikan i qeverisë duke manipuluar me kohën kur do të lëshohet urdhërarresti për deputetët opozitarë.

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi do të duhej të ishte në të vërtetë në shërbim të shtetit të së drejtës, të kushtetutës së republikës dhe të sundimit të ligjit.

Kryeprourori Lumezi do të duhej të na njoftonte se sa biseda informative i kanë bërë me strukturat paralele?

Në vitin 2012 e patëm dërguar një shkresë ku i jemi drejtuar Prokurorisë së Shtetit lidhur me kallëzimet penale që i ka dorëzuar Lëvizja VETËVENDOSJE!, në të gjitha prokurorit komunale asokohe, nëpër komuna në territorin e të cilave kanë vepruar këto struktura kriminale.

Prokuroria e Shtetit nuk ka ndërrmarë asnjë veprim konkret kundrejtë hetimit të strukturave paralele as në bazë të dijenisë që e kanë dhe as në bazë të kallëzimeve penale.

Prandaj edhe i bëjmë ftesë publike prokurorisë që të tregojë se çka ka ndërmarrë deri më tani dhe veçanërisht pas 20 qershorit 2013 si datë pas së cilës nuk ka bazë juridiko-penale për amnistimin e kriminelëve të strukturave paralele.

Kush nga prokurorët një ditë do të përgjigjet edhe penalisht për mosushtrimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore lidhur me detyrën zyrtare të ndjekjes penale si formë e keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar, vepër e cila është e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës?!