Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Haxhiu ka një porosi për Haradinajn: Kur të flet për Demarkacionin e ‘Zajednicën’ ta mbajë mend… – Malisheva Press

Haxhiu ka një porosi për Haradinajn: Kur të flet për Demarkacionin e ‘Zajednicën’ ta mbajë mend…

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Ramush Haradinaj ka ndryshuar qëndrim për “Zajednicën”, sepse sipas saj, ndrysh nuk do të merrte votat e Listës Serbe, transmeton Periskopi.

“Mbetet të shohim se edhe çka tjetër i është premtuar Vuqiqit apo cilat janë kërkesat e Beogradit e që janë pranuar nga Haradinaj, Veseli e Thaçi”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ia ka dërguar edhe një porosi kryeministrit të ri.

“Kur Haradinaj flet për demarkacionin e “Zajednicen”, gjithnjë ta mbajë në mend peticionin e mbi 200 mijë nënshkrimeve kundër këtyre dy projekteve të dëmshme! Këto marrëveshje të dëmshme nuk e kanë legjitimitetin popullor pra peticioni në çdo rrethanë mbetet valid!”, u shpreh ajo.

“Nëse Haradinaj për qëllime të ndryshme ka hequr nga mendja peticionin, një kopje e dërgojmë edhe te ai”.