Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Haxhiu: Gazin lotsjellës e kisha në brez – Malisheva Press

Haxhiu: Gazin lotsjellës e kisha në brez

albulena-haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se në kohën kur është ndaluar nga sigurimi, me vete ka pasur bombolë të gazit lotsjellës.

Në një bisedë për “Interaktiv” të KTV-së, Haxhiu ka treguar edhe vendin ku e ka pasur bombolën e gazit.

“Gazin lotsjellës e kisha në brez. Kam dalë nga salla e Kuvendit për të shkuar në zyrën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për t’u pajisur me gaz lotsjellës”, ka thënë Haxhiu, raporton Koha.net.

Ajo ka thënë se atë ditë është furnizuar me gaz lotsjellës nga zyra e GP të VV-së, por nuk ka konfirmuar nëse vazhdimisht i mbajnë bombolat aty duke thënë se “e kemi treguar se cili është mesazhi i veprimeve që po i bëjmë”.

Haxhiu më tej ka thënë se deri në momentin e arritjes në QKUK, e ka pasur me vete bombolën e gazit lotsjellës, ndërsa ka theksuar se Policia e Kosovës ka pasur sjellje të keqe ndaj saj gajtë qëndrimit në QKUK.