Haxhi Shala: Ja kush i ka dërguar dosjet e FSK-së te shërbimet serbe

haxhi-shalaKryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës( AKI) , Haxhi Shala ka thënë se dosjet e pjesëtarëve të FSK mund të kenë rrjedhur te shërbimet sekrete serbe nga vet udhëheqës të Ministrisë së FSK-së, përkatësisht nga zëvendësministrat e kësaj Ministrie të cilët në vazhdimësi kanë qenë nga radhët e komunitetit serb.

Madje sipas Shalës, Qeveria duhet të ketë kujdes se kënd po e emëron në poste udhëheqëse dhe të di se kujt i raportojnë zëvendësministrat e saj nga radhët e komuniteteve tjera.

Shala pas përfundimit të takimit të komisionit i cili u zhvillua pa praninë e medieve, pas kërkesës së deputetes nga radhët e LDK-së Melihate Tërmkolli se çfarë informacione më shumë mund të jap lidhur me deklarimet e tij se Shërbimet Sekrete Serbe përgjojnë Kosovën tha se këtë informacion e ka marrë nga institucionet që janë të thirrura të merren me këtë çështje, përkatësisht me montimin e antenave dhe heqjen e tyre.