Haxhi Shala: I bindur që nuk do të kalojë Demarkacioni

haxhi shala

Deputeti i Nisma për Kosovën, Haxhi Shala ishte i ftuar në Ballë për Ballë në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova.

Ai në mes tjerash ka folur edhe për bojkotimin e punës së Kuvendit të Kosovës ku ka thënë se do të kthehen në rast se si pikë e rendit të ditës do të jetë ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“Ende jemi duke e bojkotuar punën e Kuvendit të Kosovës, nëse do të jetë pikë rendi e ditës Demarkacioni ne do të kthehemi dhe do të japim kontributin tonë në këtë pikë”.

“Do të japim kontributin tonë që ta pengojmë për ratifikim Demarkacionin”.

Ai ka thënë se ai dhe partia e tij janë duke biseduar me deputetët e dy partive në koalicion andaj edhe beson se nuk do të ratifikohet Demarkacioni.

“Nuk e besoj që do të kalojë, jam i bindur që nuk kalon se nuk janë të gatshëm deputetët që tu binden urdhrave partiak se ky gabim do të trashëgohet brez pas brezi”.

“Do të mundohemi që ta pengojmë marrëveshjen”.