“Haxhi” Ragip Begaj pret në takim, konsullin turk për çështje fetare

Haxhi RagipiKryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim, konsullin turk për çështje fetare, pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Abudall Vasfi Yüce, me të cilin kanë biseduar për çështje të ndryshme, të bashkëpunimin mes Malishevës dhe Turqisë. Në këtë takim, morën pjesë edhe udhëheqja e Bashkësisë Islame në Malishevë.

Kryetari Begaj, e njoftoi konsullin turk, me Malishevën, me situatën e përgjithshme komunën tonë, me marrëdhëniet e Malishevës, me komunat në Republikën e Turqisë, si është binjakëzimi me Komunën e Orhangaz-it. Kryetari Begaj foli edhe për marrëdhëniet fetare në Malishevë, pasi shumica dërmuese, i takon religjionit islam, ashtu sikur edhe shumica e popullatës turke.

Nga ana tjetër, konsulli turk, pasi e falënderoi kryetarin Begaj për pritjen e ngrohtë, foli për marrëdhëniet e hershme të krijuara mes Turqisë dhe Kosovës, si dhe të vendeve ballkanike në përgjithësi. “Kosova është shumë e veçantë për Turqinë”, tha konsulli turk për çështje fetare,  Abudall Vasfi Yüce.

Konsulli turk, foli për investimet në xhamia, përkatësisht ndërtimin dhe meremetimin e xhamive në Kosovë, ndërsa premtoi përkrahje për Malishevën, dhe krijimin kontakteve më të shumta me komunat turke, dhe kontaktet më të shpeshta me Komunën e Orhangazit, njoftoi Zyra për Informim Publik e Komunës. /MalishevaPress/