Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Haradinaj: Vitin e kthesës e fillova me homazhe te varri i Adem Jasharit – Malisheva Press

Haradinaj: Vitin e kthesës e fillova me homazhe te varri i Adem Jasharit

haradinaj-vitin-e-kthes-euml-s-e-fillova-me-homazhe-te-varri-i-adem-jasharit_hdKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka vizituar në këtë fillimvit varrin e komandantit Adem Jashari në Prekaz.

Haradinaj ka postuar një fotografi në Facebook dhe në mbishkrimin e saj shkruan se 2016 do të jetë vit i kthesës, prandaj e kishte për dëshirë që ta fillonte me homazhe te varri i komandantit legjendar.

“Këtë vit, të cilin unë e kam quajtur vit të kthesës, do ta fillojmë me homazhe te varri i heroit legjendar Adem Jashari. Dua që me këtë veprim simbolik, timin dhe të bashkëpunëtorëve të mi, edhe njëherë t’i përulemi heroizmit të tij e të familjes Jashari, e me këtë edhe gjithë të tjerëve që ranë për lirinë e Kosovës.

Është flijimi dhe sakrifica e mijëra qytetarëve por edhe amaneti i qindra figurave të ndritura të kombit, në mesin e të cilave është edhe figura emblematike e Adem Jasharit, që sot na obligojnë ta ruajmë e ta zhvillojmë shtetin për të cilin ata jetuan dhe ranë.

Askush nuk mundet që ta zhvlerësojë e ta zhbëjë atë që është arritur me aq shumë sakrificë”, ka shkruar Haradinaj.