Haradinaj: Unë jam i mirë për me i kry punët e shtëpisë

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka folur për vendimet që ka marrë dhe punët që ka kryer prej që ka marrë të parin e qeverisë.

Ai ka thënë është bërë kryeministër vetëm për me i kry punët e shtëpisë, dhe për këtë jam në krye të qeverisë.

“Unë jam këtu për me i kry punët e shtëpisë”, ka thënë Haradinaj

Ai ka shtuar se Ekzekutivi është me i krye punët e shtëpisë dhe pikërisht këtë gjë jemi duke e bërë.

“Ekzekutivi është me i krye punët e shtëpisë dhe pikërisht këtë gjë jemi duke e bërë, kjo është njëra prej qeverive ma vepruese që ka pasur Kosova”, ka shtuar ai.

Haradinaj ka folur për dialogun përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se dialogu i deritashëm mes dy vendeve ka pasur një dinamikë të pakënaqshme.

Sipas shefit të ekzekutivit të vendit, negociatat përfundimtare mes dy vendeve mund të përfundojnë “brenda këtij viti”.

Ai ka shprehur optimizmin e tij se dialogu përfundimtar do të rezultojë me njohje reciproke Kosovë-Serbi. /Insajderi.com