Haradinaj tregon momente mes opozitës në kullën e tij

foto 2

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka komentuar për herë të parë një takim të opozitës në kullën e Haradinajve në Gllogjan, ku kishte pasur përplasje mes opozitarëve dhe ku do të niste përfundimi i bashkëpunimit mes VV-së në njërën anë dhe AAK-së e Nismës në anën tjetër.

Në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit, Haradinaj ka thënë të jetë ndjerë keq në këtë takim ku sekretari i VV-së Dardan Molliqaj ka shpërthyer në fyerje ndaj AAK-së e Nisma-s.

Haradinaj nuk ka treguar detaje të bisedës, por ka thënë se Molliqaj nuk i ka lënë të flisnin tre udhëheqësit e VV-së, Visar Ymerin, Albin Kurtin dhe Shpend Ahmetin.

“Ata ishin aty derisa fliste sekretari. Pritet që në rastet e tilla, kryetari ose kryetari i nderit që është Albini, ose Shpendi që është dikushi të flasin. Ata nuk folën. Foli sekretari. Edhe kur ata deshën të flasin ky nuk i lejonte”, ka thënë Haradinaj.