Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Haradinaj: T’i kujtojmë e të përulemi para atyre që ia kushtuan jetën atdheut – Malisheva Press

Haradinaj: T’i kujtojmë e të përulemi para atyre që ia kushtuan jetën atdheut

ramushi homazheGjithmonë e veçanërisht në festat kombëtare, përulemi me respekt para atyre që jetën ia kushtuan lirisë dhe atdheun. Ndjehemi më të obliguar që t’i falemi veprës së tyre sublime, por edhe më të bindur e më të përcaktuar që t’i përmbushim ato që sot i njohim si amanetet e tyre.

Kështu ka deklaruar Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili me bashkëpunëtorë, sot në vigjilje të 28 nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Ditëlindjes së Komandantit Legjendar, Adem Jasharit, ka bërë homazhe te Shtatorja e Zahir Pajazitit, dhe më pas, edhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz e në Reçak.