Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Haradinaj thotë se janë prishur marrëdhëniet institucionale – Malisheva Press

Haradinaj thotë se janë prishur marrëdhëniet institucionale

Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një konferencë me gazetarë pas mbledhjes së Qeverisë.

Ai u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe hezitimit të presidentit për të shkarkuar nga detyra shefin e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, Driton Gashi, ashtu siç ishte propozuar nga kryeministri.

“Janë prishur marrëdhëniet institucionale. Ministri është kompetencë vetëm e imja, kurse i dyti është proces i përbashkët. Presidenti ka punët e veta të shohim”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj më herët kishte deklaruar se dy zyrtarët e shkarkuar kanë “shkuar në shtëpi”, por më pas doli se presidenti i vendit Hashim Thaçi ka refuzuar shkarkimin e shefit të AKI-së.

Kryeministri Ramush Haradinaj kishte marrë vendim për shkarkimin e ministrit dhe shefit të AKI-së pas aksionit që kishin zhvilluar për dëbimin e shtetasve turq me kërkesë të Republikës së Turqisë, por pa dijeninë e krerëve institucionalë të vendit.