Haradinaj: S’ka debat pa u anuluar marrëveshjet-Protestat nisin në nëntor

haradinajLideri i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se në takimin me dy liderët e tjerë opozitarë, janë pajtuar për thirrjen e protestave brenda muajit nëntor.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se në takimin me dy liderët e tjerë opozitarë, atë të Vetëvendosjes Visar Ymeri e Fatmir Limajn të Nismës për Kosovë, janë pajtuar për thirrjen e protestave brenda muajit nëntor.

Në një intervistë për Televizionin Rrokum, lideri i AAK-së i është kundërpërgjigjur edhe Ambasadës Amerikanë në Prishtinë, e cila një ditë më parë, përmes Televizionit Rrokum i kërkoi opozitës të ulet në debat edhe të heqë dorë nga gazi lotsjellës.

Haradinaj thotë se pa u anuluar marrëveshjet e Brukselit nuk ka vend për debat.

Ai thotë se këto kërkesa, opozita ia ka bërë të qarta Ambasadës Amerikane.

E derisa e mohon përfshirjen e dhe të AAK-së në qeverisje, Haradinaj thotë se nëse nuk ka zgjidhje tjetër duhet të shkohet në zgjedhjet “për me i mat edhe një herë forcat”.

Lideri i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës e përshëndet vendimin e Presidentes për dërgimin e Asociacionit në Kushtetuese, por, sipas tij, ajo Marrëveshje duhet anular, e jo pezulluar përkohësisht.