Haradinaj porosit qeveritarët nga Rugova

ramushiBanorët e zonës së Rugovës janë takuar me kryetarin Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në vendin e quajtur tek Piramidat në Kuqishtë, ku është edhe vija kufitare me Malin e Zi.

Haradinaj në këtë rast ka thënë se e respektojnë Malin e Zi si shtet fqinj, por se nuk e respektojnë vijën e kufirit në këtë pikë dhe se një gjë të tillë e di edhe vetë Mali i Zi se pika kufitare nuk ka qenë në atë vend.

I pari i AAK-së po ashtu i ka bërë thirrje zyrtarëve të lartë shtetëror në krye me Isa Mustafën, që të mos e nënshkruajnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi me 27 gusht në Vjenë, sepse ajo marrëveshje nuk përfaqëson mendimin e popullit dhe se këtë problem nga shteti do ta bartin te populli, transmeton Klan Kosova.

Kundër marrëveshjes me demarkacionin janë shprehur edhe banorët e zonës së Rugovës që kanë thënë se nuk e njohin këtë vijë kufitare dhe se po humbin mbi 12 mijë hektarë tokë nga kjo marrëveshje.

Ata janë shprehur se do të kundërshtojnë në çdo formë marrëveshjen për këtë vijë kufitare.