Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Haradinaj: Mustafa është gabim, demarkacioni është gabim, çdo gjë është gabim… – Malisheva Press

Haradinaj: Mustafa është gabim, demarkacioni është gabim, çdo gjë është gabim…

ramushiNjë debat ndërmjet kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj dhe anëtarit të këtij Komisioni Ramush Haradinaj është zhvilluar sot në mbledhjen e këtij Komisioni.

Ramush Haradinaj , kryetar i AAK –së dhe anëtar i këtij komisioni e ka akuzuar rëndë Qeverinë e Kosovës për, siç ka thënë ai, dorëzimin e tokës së Kosovës Malit të Zi.

“Ajo është tokë e Kosovës dhe askush nuk ka të drejtë ta dorëzojë atë Tokë”, tha Haradinaj.

Enver Hoxhaj, duke iu referuar mbledhjeve të Kuvendit dhe këtij Komisioni tha se çdo, lidhur me demarkacionin, ka kaluar ligjshmërisht dhe me procedura të rregullta dhe se Kosova nuk ka humbur tokë, transmeton Koha. net

Haradinaj, ndërkaq ishte kategorik në qëndrimet e veta:

“S’ka mo me këtë logjikë, Murat Meha është gabim. Ju jeni gabim, kryetari i Komisionit, partia jote është gabim, kryetari yt është gabim. Mos vazhdoni me këtë logjikë. E me gabu me domethënie shumë të këqija nuk ka me funksionu asnjë funksion në këtë mënyrë. Ju duhet të keni një kufi deri ku mund të shkoni kështu. Nuk është temë hajgare, nuk është temë opozitare, është temë e territorit të këtij vendi. Edhe në udhëheqjen paraprake ju kur e keni bo ju kom duru, 39 herë e kemi dëgjuar ato..Këto marrëveshje, marrëveshja kufirin nuk qëndron. Na shqiptarë kemi gabuar që kemi nënshkruar, Isa Mustafa është gabim, ju jeni gabim, mos se do ta çoni vendin diku, ku nuk e di a ke me guxu mo me jetu në këtë vend.

Asnjë gjë e komisionit, e atij njerit, nuk mundet mu pranu. Murat pederin me pru edhe njëherë këtu. Nuk është ky vend bash qashtu qysh kujtojnë njerëzit, kujt t’i çohet i pari me ardhë me u tallë me ne.”