Haradinaj i lutet Listës Serbe për ta votuar demarkacionin

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj është duke zhvilluar një takim me deputetë të Listës Serbe.

Sipas burimeve të Periskopit, Haradinaj po mundohet t’i bindë deputetët serbë që të shkojnë në Kuvend dhe ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Në dy seanca e kaluara, Lista Serbe ka bojkotuar punimet e Kuvendit duke e bërë të pamundur ratifikimin e demarkacionit.

Më herët, mediat raportuan se President ii Serbisë Aleksandar Vuçiq ka urdhëruar Listën Serbe që të shkojë në seancë dhe ta votojë demarkacionin.

Por, para pak ditësh Lista Serbe i kishte thënë mediave serbe se nuk do ta votojë demarkacionin.

Aktualisht seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë, duke e kërkuar miratimin e Projektligjit të ri, sipas marrëveshjes AAK-LDK,  nga Komisioni për Punë të Jashtme. /Periskopi/