Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Hapet prapë minipanairi i artizanaleve- me shumë pak shitës dhe vizitorë – Malisheva Press

Hapet prapë minipanairi i artizanaleve- me shumë pak shitës dhe vizitorë

Komuna e Malishevës përmes faqes së saj zyrtare ka bërë të ditur hapjen e panairit artizanal. Ajo që bije në sy është forma e njëjtë të cilën vazhdon ta praktikoj komuna sa herë që bënë organizimin e panaireve të ndryshme. Një praktikë kjo e organizuar në formë shkel e shko duke e vendosur një tendë në parkingun mbrapa parkut të qytetit, e që në këto panaire ftohen shumë pak punëtori e prodhues të produkteve që do duheshin ti promovonin aty, për pasojë edhe numri i vizitorëve në këto panaire është tejet i ulët.

Kështu edhe në panairin artizanal i cili është hapur sot për vizitor, shihet një tendë e vendosur në vendin e njëjtë me shumë pak pjesëmarrës nga komuniteti artizanal, e ku mungojnë zejtarë të shumtë artizanal nga Malisheva.

Kujtojmë se të njëjtën gjë komuna e kishte bërë  edhe muaj me parë kur kishte organizuar   panairin e librit, në të cilin nuk kishte marr pjesë asnjë shtëpi botuese, përveç dy librashitësve, kjo kishte bërë që i ashtuquajturi panair të kalonte në heshte dhe  i vizituar nga shumë pak lexues e dashamirës të librit.