Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Hakerët shqiptarë të reviltuar sulmojnë ueb-faqe qeveritare – Malisheva Press

Hakerët shqiptarë të reviltuar sulmojnë ueb-faqe qeveritare

hakeret
Grupi i hakerëve kosovarë, i quajtur “Kosova Warriors Group” si dhe “MasterIPX”, kanë ndërmarr disa sulme kibernetike ndaj disa faqeve të institucioneve qeveritare në vend.
Ndër faqet e sulmuara janë ato të Muzeut të Kosovës, të agjencionit Antitrafikim si dhe atë të Institutit të Kosovës për Administratë Publike, raporton Koha.net.
Arsyeja e këtij sulmi, sipas porosisë që hakerët e kanë lënë në këto faqe, është korrupsioni e ikja e të rinjve nga Kosova.
“Me të vërtetë jeni të korruptuar deri në gjak, turp për të gjithë deputetët e Kosovës të cilët janë në këtë qeveri të hajnave. Ju mund të na quani kriminelë dhe të na humbni vitet e lirisë për këtë sulm kibernetik, por ky është vetëm një mesazh nga ne”, shkruan mes tjerash në porosinë që hakerët kanë lënë në këto tri faqe të institucioneve të Qeverisë së Kosovës.
Më poshtë e gjeni porosinë e lënë në këto faqe të sulmuara nga “Kosova Warriors Group” & “MasterIPX”:
“Pershendetje,
Ju kerkojm ndjes, ky eshte vetem nje paralajmrim, asgje nuk eshte demtuar apo fshir nga ueb-faqja juaj.
Ky sulm eshte bere nga nje grup i te rinjeve Kosovar te cilet jan te paknaqur nga Qeveria e Republikes se Kosoves,
Me te vertet jeni te korruptuar deri ne gjak, turp per te gjith deputetet e Kosoves te cilet jan ne kete qeveri te hajnave.
Ju mund te na quani kriminel dhe te na humbni vitet e lirise per kete sulm kibernetik por ky eshte vetem nje mesazh nga ne.
Ne hakeret Shqiptarë permes keti sulmi shprehim paknaqesin ton ndaj Qeverise se Kosoves, ndodhit e fundit qe po ndodhin ne Kosove,
Po na shtyejn qe ti paralajmrojm hajnat e Kosoves se ka njerz qe ja dojn t’miren atdheut (Haraqi, Korrpupsioni, SHIKU, PRONTO, Jakupovski)
Jan vetem njera prej arsyet e sulmeve tona kibernetike, lendet qe gjendet ne prokoruri dhe korrupcioni ne EULEX, zhdukja e lendeve ne prokoruri,
E shumqka tjeter si mos ti harrojm edhe njerzit qe dhan jeten per liri dhe tani jetojn me zor ne kete shtet te cilen amantin ju ja humbet dhe e shkelet,
Mos te harrojm Kosova po shprazet, njerzit po ikin, mesazhet-koalicionet po shtohen, 50 zv.ministra, bugjeti i Kosoves ma i varferi ne rajon,
Qeveri ju duket kjo gjithqka normale dhe ne fund shaheni dhe fyeni njoni tjetrin dhe ne fund koalicion mes veti, por nje dit do ted al ne shesh gjithqkah.
Keshtu qe nga Qeveria e republikes se Kosoves, kerkojm qe keta talent ti shkolloni, ti punsoni dhe ti edukoni ne fushen e kibernetikes.
Sepse kta qe e sulmuan kete faqe jan qe nga mosha 15 vjeqare e me lart, dhe kan prirje me shum se ata qe kan 30 vjet, ne qeverin e Kosoves.
Po ashtu jemi kunder gjithkujt qe ndyt dhe flliq luften e Ushtris Qlirimtare te Kosoves, sot qeveria e Kosoves ju ka jep aq shum liri Serbeve,
Saqe ne kohen e paraluftes kur eshte permendur ne shkollat e Kosoves emri Republik, menjeher nxenesi eshte dergu ne drejtori dhe ndoshta, eshte perjashtu nga Shkolla, kemi qene te ngujuar dhe te roberuar nga sllavi, dhe tani po jetojm bashk dhe ne liri.
Aj shtet i cili e harron historin e tij,
Eshte i denuar qe ta perjetoj ate perseri”